Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Unstoppable” strategjia e re e UEFA-s për futbollin e femrave

NULL NULL
07.11.2024 19:17

UEFA e ka lansuar një strategji të re për futbollin të quajtur “Unstoppable”.

Lansimi i kësaj strategjie u bë më 30 tetor.

Çka është strategjia “Unstoppable”?

UEFA ka prezantuar strategjinë e re të futbollit të femrave “Unstoppable”, për të vazhduar rritjen e jashtëzakonshme të lojës me qëllimin që ta bëjë atë sportin ekipor më të luajtur mes grave e vajzave në çdo shtet të Europës dhe për të rritur numrin e kampionateve plotësisht profesionale.

Strategjia “Unstoppable”, e zhvilluar në bashkëpunim me aktorët e futbollit në të gjithë Europën përcakton prioritetet e UEFA-s për të arritur një të ardhme të gjallë dhe të qëndrueshme për brezin e ardhshëm të lojtareve, trajnereve, arbitreve, vullnetareve dhe tifozeve. Kjo strategji e lançuar sot përshkruan vizionin e UEFA-s për lojën dhe dëshirën për të ndërtuar mbi suksesin e strategjisë së saj të prezantuar në 2019, “Time for Action”.

Kjo strategji përcakton katër objektiva afatgjata për 2030:

– Ta bëjë futbollin sportin ekipor më të luajtur mes grave e vajzave në çdo shtet të Europës, duke zhvilluar rrugë për lojtaret, trajneret dhe arbitret si edhe mundësi në futbollin bazë
– Ta bëjë Europën shtëpinë e lojtareve më të mira të botës, me gjashtë kampionate tërësisht profesionale dhe 5000 lojtare profesioniste në të gjithë kontinentin.

– Ta bëjë futbollin sportin më të qëndrueshëm dhe të investueshëm për femra, me kompeticione të UEFA-s që thyejnë rekorde.

– Të sigurojë që futbolli i femrave të festohet për vlerat dhe komunitetin e veçantë, ku të gjithë besojnë se mund të kenë një vend.

Përgjatë periudhës 2024-2030, 1 miliard euro nga të ardhurat e kompeticioneve dhe investimet e UEFA-s do t’i dedikohen lojës përmes kompeticioneve të ekipeve kombëtare të të rriturve dhe të rinjve, kompeticioneve të klubeve, shpërndarjeve për klubet dhe federatat anëtare dhe aktiviteteve zhvillimore.

Në lidhje me prezantimin e kësaj strategjie, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin tha: “Strategjia “Unstoppable” është harta jonë e rrugës për të hedhur themelet për një të ardhme të qëndrueshme, duke shfrytëzuar plotësisht potencialin e futbollit të grave dhe vajzave. Teksa hyjmë në këtë epokë të re, ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin pasion që na ka sjellë deri këtu. Përkushtimi ynë ndaj kësaj kauze mbetet si gjithmonë i fortë. Misioni ynë është i thjeshtë: të ndihmojmë futbollin e femrave të fitojë një vend të spikatur në komunitetin sportiv evropian”.

Nadine Kessler, drejtoreshë e futbollit të grave dhe vajzave në UEFA u shpreh:

“Futbolli europian i vajzave nuk ka qenë kurrë në një vend më të mirë. Ekipet kombëtare dhe klubet po shkëlqejnë falë investimeve të mëdha, strukturave të përmirësuara të kompeticioneve dhe mijëra mundësive të reja profesionale për lojtaret. Futbolli i grave dhe vajzave në Europë është bërë një sport për masat, duke tërhequr një bazë tifozësh gjithnjë e në rritje dhe partnerë që kontribuojnë me përkushtim të plotë në rritjen e saj. Është premtimi ynë që të vazhdojmë të investojmë dhe ta udhëheqim lojën përpara së bashku, me të gjitha federatat anëtare, ligat, klubet, lojtaret, tifozët dhe partnerët si pjesë e udhëtimit tonë – sepse futbolli i femrave është “Unstoppable””.

Strategjia “Unstoppable” mbështetet nga disa nga lojtaret më të njohura në Europë dhe arbitre të cilat ndajnë vizionin dhe ambicien e UEFA-s për të ardhmen e futbollit të femrave: Jill Scott (fituese e Europianit me Anglinë), Aitana Bonmatí (Fituese e Topit të Artë 2023 dhe 2024), Ada Hegerberg (golashënuesja më e mirë e gjithë kohërave në Champions League për femra),
Lauren James (yll i Chelsea dhe Anglisë), Giulia Gwinn (yll i Bayern Munich dhe Gjermanisë) dhe Tess Olofsson (Suedi), të gjitha janë pjesë e klipit të strategjisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.