UNMIK-u e informoi policinë për rastin e arrestimit të Thaçit NULL NULL 18.10.2016 13:51 18.10.2016 13:51 Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha është duke raportuar npara Komisionit për Punë të Brendshme për rastin arrestimit të nënkolonelit të policisë, Nehat Thaçit gjatë muajit të shkuar nga ana e autoriteteve serbe. Zëvendësi i Shpend Maxhunit, ka bërë me dije se për arrestimin e Thaçit janë informuar zyrtarisht nga UNMIK. “Serbia nuk ka dhënë informacione në lidhje me Nehat Thaçin te Policia e Kosovës, por atë një gjë të tillë e kanë bërë nëpërmjet misionit të UNMIK-ut”ka deklaruar Rexha, njofton Klan Kosova Rexha ka shtuar se policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me këtë rast.