Universiteti “Isa Boletini” anëtarësohet në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike NULL NULL 19.04.2019 14:14 19.04.2019 14:14 Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), është bërë anëtar i rregullt i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) me të drejtë vote. Në Konferencën që u mbajt në Selanik të Greqisë, për anëtarësimin e UMIB-it kanë votuar në mënyrë unanime të gjithë anëtarët e BUA- së. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, i cili përfaqësoi UMIB-in në këtë Konferencë, tha se anëtarësimi në këtë asociacion lehtëson ndërkombëtarizimin e UMIB-it si dhe mundëson bashkëpunimin në fusha të ndryshme. “Të qenit anëtar në BUA lehtëson mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, mundëson organizimin e konferencës vjetore të BUA-së, dhe përgjithësisht mundëson shkëmbimin e përvojave të universiteteve ballkanike”. Ndër aktivitetet përgjatë tri ditëve të Konferencës ishte edhe prezantimi i UMIB-it nga ana e dekanit Hajrizi. Ai foli për zhvillimin dhe konsolidimin e universitetit për një periudhë të shkurtër kohore. Gjatë takimeve përfaqësues të universiteteve të ndryshme ballkanike, shprehën interesim për realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me UMIB, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë