Lajmet e fundit

"Honoris Causa” titullohet ekspozitë studentore e cila hapet sot nga ora 11:00, në kuadër të 60-vjetorit të Universitetit të Arteve, në Galerinë FAB në Tiranë
Titulli i ekspozitës në përkufizimin e tij klasik, është një titull që jepet jashtë rregullit, si një përjashtim që konfirmon autoritetin e institucionit për të njohur vlera të shtuara. Është një akt sovran përmes të cilit institucioni jo vetëm nderon, por edhe përcakton kufijtë e vetes.
Veprat e prezantuara përfshijnë një gamë të gjerë mediumesh që nga piktura, vizatimi dhe skulptura, tek grafika, tekstili dhe moda, multimedia apo fotografia. Këto mjete komunikimi pamor nuk paraqiten si kategori të ndara, por si fusha të ndërthurura ku eksperimentimi dhe kërkimi artistik zhvillohen paralelisht./Klankosova.tv