Lajmet e fundit

Studentët në Kosovë po paguajnë nga 110 deri në 160 euro për blerjen e punimeve të diplomës, të cilat po hartohen përmes Inteligjencës Artificiale brenda vetëm 48 orësh, madje edhe për drejtime si stomatologjia e infermieria.
Për këtë dukuri shqetësuese, ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, thekson se punimi shkencor duhet të bëhet patjetër nga vetë absolventët, pasi dëshmon dijen e fituar gjatë studimeve.
Ndërkaq, eksperti i arsimit Xhavit Rexhaj fajëson edhe mungesën e mbikëqyrjes nga stafi akademik, duke theksuar se pa kontakt të vazhdueshëm të mentorit me studentin, përdorimi i mjeteve si ChatGPT mbetet i padallueshëm: "Fajin e kanë edhe profesorët..."
Rreth masave që po ndërmerren për parandalimin e këtyre abuzimeve, nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigje.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: