Unitedi pëson humbjen më të thellë që nga viti 1931 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Unitedi pëson humbjen më të thellë që nga viti 1931

NULL NULL
05.03.2023 19:41

Manchester United pësoi humbje të thellë sot nga Liverpooli, me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.

Për Djajtë e Kuq kjo është humbja më e thellë në histori të klubit, qysh nga viti 1931. Në atëbotë, Unitedi u mposht nga Wolfes, me rezultat 7-0, në datën 26 dhjetor 1931.

Unitedi i ka humbur edhe dy ndeshje tjera me rezultat 7-0, kundër Blackburn Rovers, më 10 prill 1926 dhe kundër Aston Villas në dhjetor të vitit 1930. /Klankosova.tv.