Unitedi kalon në gjysmëfinale të FA Cup NULL NULL 19.03.2023 19:31 19.03.2023 19:31 Manchester United ka shënuar fitore me përmbysje naj Fulhamit, me rezultat 3-1, në kuadër të FA Cup, duke kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ani se kishte disa raste nga dy palët. Në pjesën e dytë, Aleksandar Mitroviq befasoi Unitedin, duke shënuar në minutën e 50’. Fulhami mbeti me dy lojtarë më pak nga minuta e 73′, pasi Willian dhe Aleksandar Mitroviq, u ndëshkuan me karton direkt të kuq. Kështu duke shfyrtëzuar këtë, Djajtë e Kuq e barazuan rezultatin fillimisht me anë të Bruno Fernandesit, në minutën e 75’, i cili ishte i saktë nga penalltia. Vetëm dy minuta më vonë Marcel Sabitzer e kaloi në epërsi Unitedin. Fernandes me një gol tjetër në minutën e 96’ vulosi fitoren. Djajtë e Kuq në gjysëmfinale do të përballen me Brighton & Hove Albionin, për një vend në finale, ku do të mund të përballen me Manchester Cityn.