United refuzon ofertën e Newcastle për huazim të Jesse Lingard - Klan Kosova

United refuzon ofertën e Newcastle për huazim të Jesse Lingard

NULL NULL
4 months më parë

Manchester United ka refuzuar një ofertë huazimi nga Newcastle për Jesse Lingard.

29-vjeçari ka qenë një figurë periferike në Old Trafford këtë sezon, duke luajtur vetëm një herë në 14 paraqitje dhe është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.

United nuk janë të gatshëm të lënë Lingardin të largohet në huazim – pavarësisht se shefi i përkohshëm Rangnick më parë pohoi se skuadra e madhe e klubit duhej të pakësohej.

Klubi është ende i hapur për një shitje të përhershme këtë muaj, pasi ata kërkojnë të fitojnë para për një lojtar që është pothuajse i sigurt që do të largohet në verë për asgjë, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Newcastle – i cili kishte pyetur Man Unitedin për një numër huash të mundshme, duke përfshirë Lingard dhe Donny van de Beek – po kërkon të bëjë sa më shumë marrëveshje që të jetë e mundur para fundit të dritares së janarit.