United pas Aymar Laportes NULL NULL 03.05.2015 15:59 03.05.2015 15:59 Manchester United do të tentojë që në fund të këtij sezoni të sjellë nga Athletic Bilbao, futbollistin Aymar Laporte. Manchester United duket se po përgatitet për një transferim prej 29.6 milionë funtesh, për yllin e Athletic Bilbaos, Aymer Laporte. Besohet se Louis van Gaal ka identifikuar Laporten si targetin e tij kryesor në afatin kalimtar të verës. Kjo për arsye se holandezi dëshiron që të ketë më shumë opsione në lojën e tij defensive. Sipas medieve në Spanjë, United do të fillojë bisedimet zyrtare me Bilbaon ende pa përkundur ky sezon. Djajtë do të mundohen që këtë transfer ta realizojnë përmes agjentit të futbollit, Jorge Mendes, i cili momentalisht është edhe agjent i Radamel Falcaos e David de Geas. Nëse gjithçka konkretizohet, atëherë shuma për realizimin e transferës mendohet të jetë ajo e lartëpërmendura, 26.9 milionë funte./KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.