United nuk e dëshiron më Falcaon - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

United nuk e dëshiron më Falcaon

NULL NULL
24/05/2015
Raportohet se Manchester United i ka bërë me dije kolumbianit Radamel Falcao se nuk do ta mbajnë atë në Old Trafford për sezonin e ardhshëm.

Falcao ka dështuar të tregojë veten në United, sikur që ka luajtur në ekipet tjera. Ai ka shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje për skuadrën e Louis van Gaal.

Sipas Daily Mail, Falcao  ka mbajtur një takim me holandezin Van Gaal, ku i është thënë se nuk janë të interesuar që të nënshkruajnë kontratë afatgjatë.

Duket se Falcaos edhe pse nuk ka pasur formë të mirë i ka pëlqyer kampionati anglez, dhe se ka shpreh dëshirën që nëse jo te United të bashkohet me ndonjë skuadër tjetër.