United kërkon Benzeman NULL NULL 27/05/2015 27/05/2015 Drejtuesit e Manchester United kanë nisur te bëjnë planet për transferime të mëdha për stinorin e ardhshëm. Ekipi nga “Old Trafford” ka në shënjestër disa lojtarë, të cilët synon t’i transferoje gjatë merkatos se verës. Njëri nga lojtarët që po vëzhgohet me kujdes nga menaxheri holandez, Louis Van Gaal, është edhe sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, bën të ditur gazeta The Guardian. Por, United nuk do ta ketë lehtë ta transferojë francezin, i cili vlerësohet rreth 56 milion euro, pasi për të interesim ka shfaqur edhe Arsenali.