United: 113 milionë për tre lojtar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

United: 113 milionë për tre lojtar

NULL NULL
30/05/2015
Raportohet se skuadra e Manchester United është duke përgatitur që në Old Trafford të transferojë treshen Marco Reus, Gonzalo Higuain dhe Nicolas Gaitan.

United ka në plan të shpenzojë gjatë afatit kalimtar veror shuma të mëdha parash në mënyrë që sezonin e ri të jetë pretendent për titullin e kampionit në Angli.

Marco Reus i Dortmundit është caku kryesor, ndërsa Higuanin ka deklaruar se do të largohet nga Napoli këtë verë dhe mund të bashkohet me skuadrën e Van Gaal, nëse ata paguajnë shumën prej 42 milionë euro.

Ndërsa Gaitan raportohet se ka arritur marrëveshje deh ajo vetëm pritet të zyrtarizohet.

113 milionë euro janë të përgatitura për të sjell treshen në Preimer League.