Union Berlini mposht Hoffenheimin, vazhdon ëndrrën për titull NULL NULL 21.01.2023 18:27 21.01.2023 18:27 Union Berlini nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga lufta për titullin e Bundesligas, pasi e filloi vitin 2023 me një fitore të madhe. Berlini fitoi ndaj Hoffenheimit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 16-të. Rastin e parë serioz në ndeshje e patën vendasit me të Jordan Pefok, i cili e huqi penalltinë. Menjëherë pas kësaj mysafirët kaluan në epërsi me Ihlas Beboun, pak para se të përfundonte pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Unioni arriti ta përmbysë rezultatin. Fillimisht realizoi Daniho Doekhi, në mintuën e 73’. Ndërkohë vetëm një minutë para se të përfundonte koha e rregullt, Doekhi e shënoi golin e dytë dhe të epërsisë për herë të parë në ndeshje për Berlinin. Jamie Leweling, me një gol në minutën e fundit të ndeshjes e vulosi fitoren e Union Berlinit, për rezultatin përfundimtar 3-1. Union Berlini pas fitores kalon në vendin e tretë me 30 pikë, pas 16 ndeshjeve, teksa Hoffenheim, në pozitën e 12-të, me 18 pikë. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.