Union Berlini mban gjallë shpresat për titull - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Union Berlini mban gjallë shpresat për titull

NULL NULL
19.03.2023 17:28

Union Berlini ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurtit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ani se raste kishte nga dy anët.

Në pjesën e dytë, golin e parë në ndeshje e shënoi Rani Khedira, në minutën e 53’. Golin e dytë dhe vulosjes së fitores e realizoi Kevin Behrens, në minutën e 75’.

Berlini pas fitores kalon në vendin e tretë me 48 pikë, pas 24 ndeshjeve, me pesë larg kreut të tabelës, Dortmundit. /Klankosova.tv.