UNICEF-i, për mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve kosovarë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UNICEF-i, për mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve kosovarë

NULL NULL
01/06/2015

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me drejtoreshën rajonale të UNICEF-it, znj. Marie Pierre Poirier.

Veseli ka falënderuar znj. Poirier për përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it për fëmijët e Kosovës duke e konsideruar këtë një kontribut të çmuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë, transmeton Klan Kosova.

Me nota të njëjta pozitiviteti e ka vlerësuar bashkëpunimin e ndërsjellë edhe znj. Poirier, e cila siguroi Veselin për vazhdimësinë e projekteve në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve kosovarë, thuhet në Komunikatën dërguar mediave nga drejtoria për marrëdhënie me publikun e Kuvendin të Kosovës.