“Unë të dua ty” – premiera kosovare në Prive NULL NULL 08/05/2015 08/05/2015 Të shtunën në orën 19:00, në emisionin Prive të Klan Kosovës, do të bëhet lansimi i videoklipit të këngës “Unë të dua ty”, nga Asgjë Sikur Dielli. Ky videoklip është prodhuar nga Kavalo Studio në Tiranë, ndërkaq xhirimet janë realizuar në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar të Shqiperisë në muajin prill. Të gjithë fansat e Asgjë Sikur Dielli do të mund ta shohin videoklipin dhe ta shkarkojnë gratis singlin e ri në web faqen zyrtare të këtij grupi: www.asgjesikurdielli.info.