UNDP i dorëzon IKSHPK-së “PCR UNIVERZAL/VIRAL” për grumbullimin e mostrave për COVID-19 NULL NULL 15.10.2020 10:27 15.10.2020 10:27 Qeveritë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zvicrës, Norvegjisë dhe Austrisë, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, vazhdojnë me dhurim të pajisjeve për testim të COVID-19. Donacioni më i fundit, që iu dorëzua Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (NIPHK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave që përmbajnë 12,000 copë teste. Nga UNDP thonë se ky donacion i pajisjeve të testimit rikonfirmon partneritetin e përbashkët, të palëkundshëm dhe të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore. “Besimin se ne jemi më të fuqishëm së bashku në luftën kundër COVID-19, dhe është një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i një përgjigje efektive ndaj krizës”. “Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqendruar veçanërisht në më të prekurit”. “Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim”, ka shkruhet në njoftimin e UNDP-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë