Unaza e humbur e gruas që vdiq nga kanceri, i kthehet babait të saj NULL NULL 16.07.2021 08:40 16.07.2021 08:40 Një unazë e humbur në klasën e shkollës së mesme të vitit 2001 të një gruaje që vdiq nga kanceri I gjirit pesë vjet më parë në moshën 32 vjeçare, i është kthyer babait të saj. “Unë isha absolutisht pa fjalë, humba në atë moment”, tha Conrad Davis nga Lisbona, I cili mori unazën e humbur. Vajza e Davis, Nicole, vdiq me 23 maj 2016, nga kanceri i gjirit, dhe unaza e ndihmon ta kujtojë atë, transmeton Klan Kosova. “Sinqerisht, kur e mbaj tash unazën, më duket sikur e mbaj dorën e saj”, tha ai. Davis shtoi se vajza e tij humbi unazën e klasës së shkollës së mesme 15 vjet më parë në Universitetin e Maine, por nuk i tha, sipas vëllait të saj, sepse ajo nuk donte ta mërziste atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.