Ulqini është gati për t'i pritur kosovarët (VIDEO)

Ulqini është gati për t’i pritur kosovarët (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 2 days më parë

Bregdeti i Ulqinit është i gatshëm për të pritur vizitorët. Më shumë se të tjerët, të privilegjuar do të jenë kosovarët për të cilët do të ketë zbritje këtë sezon.

Drejtori i Turizmit, Gëzim Hajdinaga, premtoi që standardi nuk do të ulet, e shërbimi do të jetë në nivel. Përpos plazheve të famshme të Malit të Zi, në Ulqin, gjenden edhe vende ku uji ka edhe veti shëruese, njofton Klan Kosova.

Plazhi që i dedikohet ekskluzivisht grave, sipas zyrtarëve komunalë është vërtetuar se ka treguar rezultate të suksesshme për ato që kanë problem për të lindur fëmijë. Ndërkaq jo shumë larg nga ky është edhe “Pylli i Pishave”, që tradicionalisht njihet për efektet pozitive në sëmundjet e mushkërive.

Atraksion i veçantë janë ullinjtë të vjetër mijëra vjet, që shoqërohen me pamje të mahnitshme të Valdanosit. Si këto edhe muzetë e bizneset mund të vizitohen më lehtë, pa pritur në kolona të gjata.

Këtë e tha kryetari i Ulqinit, Aleksandër Daboviq, që deklaroi se janë në bisedime me autoritetet qeveritare për të krijuar lehtësira në kufij.

Gjitha këto por edhe bukuritë e Shqipërisë e Kosovës e gjitha viseve shqiptare mund të gjenden të përmbledhura në një aplikacion të vetëm “Trip to Albania”.