Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika

NULL NULL
21.06.2025 21:29
Vetura e konfiskuar nga forcat e rendit në Mal të Zi në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Sukobinë – Muriçan. Foto: Policia malazeze

Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përbashkët kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobinë – Muriçan, mbrëmë kontrolluan një automjet të tipit BMW X1 të drejtuar nga një shtetase e Kosovës, me inicialet L.B.

Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”.

“Në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë Ulqin dhe në komunikim me oficerët e Interpol Podgoricë, u konfirmua se kërkimi ishte aktiv, kështu që prokurori në Zyrën e Prokurorit Themelor të Shtetit në Ulqin u informua për ngjarjen, me urdhër të të cilit u sekuestrua automjeti”, tha Policia e Malit të Zi në njoftim.

Ndërkaq, se çfarë ka ndodhur me personin shoferen e automjetit, Policia nuk ka treguar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.