Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ulësja 11A me fat për pasagjerin britanik, i vetmi që i shpëtoi rrëzimit të avionit në Indi

NULL NULL
12.06.2025 19:13

Këtë të enjte rreth 240 persona kanë vdekur pasi avioni i Air India, Boeing 787-8 Dreamliner, u rrëzua disa sekonda pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Sardar Vallabhbhai Patel’.

Fatkeqësisë ajrore i ka shpëtuar vetëm një pasagjer, Vishwash Kumar Ramesh, i cili është shtetas britanik-indian dhe i cili ishte ulur në vendin 11A, teksa ishte në gjendje të ecte drejt një ambulance pas aksidentit.

“Ai u gjet i lënduar pranë vendit të aksidentit dhe është duke marrë trajtim mjekësor në një spital të Ahmedabadit. Ramesh ka pësuar lëndime në gjoks, sy dhe këmbë. Ai e përshkruan momentin e aksidentit si një rënie të menjëhershme pas ngritjes, duke thënë se nuk e di si ka shpëtuar. Një i afërm i tij tha se ai ishte mbuluar me gjak dhe kishte lëndime në fytyrë, por ishte në gjendje të ecë drejt një ambulance pas aksidentit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet për shkakun e aksidentit po udhëhiqen nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Indisë, me ndihmën e hetuesve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kompania ajrore Air India dhe pronari i saj, Tata Sons, kanë premtuar kompensim dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit. Tata Sons ka shpallur një kompensim prej ₹1 crore (rreth £86,000) për çdo familje të viktimës”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ky aksident shënon rrëzimin e parë fatal të një avioni Boeing 787 Dreamliner që nga hyrja e tij në përdorim në vitin 2011. Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar dhe ka nxitur shqetësime për sigurinë e aviacionit civil.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.