Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukshini: Nëse Ura e Ibrit nuk hapet bëhet fjalë për ndarje të brendshme të Kosovës

NULL NULL
12.08.2024 18:39
Ukshini: Nëse ura e Ibrit nuk hapet bëhet fjalë për ndarje të brendshme të Kosovës

Hapja e Urës së Ibrit është një nga temat më aktuale të ditëve të fundit që po trajtohet në vend.

Të enjten e kaluar, Qeveria e Kosovës bëri testime për të parë qëndrueshmërinë e kësaj ure me kamionë.

Se kur do të hapet për qarkullim, nga ekzekutivi nuk u dha ndonjë datë por se u tha se kjo do të ndodh së shpejti, pasi të pranohet raporti i ekspertizës për urën.

Hapja e mundshme hasi në kundërshtimin e vendeve të QUINT-it, të cilët ashtu sikur Bashkimi Evropian dhe KFOR-i po kërkojnë negociim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet tash e më shumë se një dekadë në Bruksel.

E rreth kësaj teme sot foli edhe ish-ambasadori Sylë Ukshini.

Ukshini në Info Magazine tha se “Nëse Ura e Ibrit nuk hapet bëhet fjalë për ndarje të brendshme të Kosovës”.

“Dhe ajo ndarje e brendshme e Kosovës, mund të ketë elemente të tilla dikush thotë është Asociacioni. Mendoj që Asociacioni ka qenë pjesë e Ahtisaarit, nuk është as e këtij lideri, e as e atij lideri, por ka pasur detyrime për atë punë edhe pala serbe. Dhe mendoj që të vetmen çështje që duhet me luajt në këtë rast, mendoj që duhet një “exit strategji”, një lloj pragmatizmi, për shkak të zgjedhjeve nacionale që i kemi në Kosovë, për shkak të zgjedhjeve në ShBA”, tha ai në Klan Kosova.

Ish-diplomati kërkoi një shtyrje gjashtëmujore të hapjes së Urës së Ibrit, për shkak të këtyre zhvillimeve, por pa e shtyrë afatin edhe pas kësaj periudhe./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.