Ukrainë, rrëzohet një aeroplan ushtarak, 22 të vdekur (VIDEO) NULL NULL 26.09.2020 21:44 26.09.2020 21:44 Në Ukrainë, kanë humbur jetën 22 persona të premten. Ata ndodheshin në një aeroplan ushtarak ukrainas kur i njëjti u kaplua nga zjarri gjatë aterimit në aeroportin Chuhuiv, rreth 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Kiev. Vetëm dy persona i mbijetuan rrëzimit, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për 4 të tjerë. Aeroplani sipas autoriteteve ukrainase kishte ekuipazh ushtarak ndërsa shumica e atyre që ishin në bord ishin studentë të një universiteti aviacioni. Zyrtarët ukrainas u shprehën ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 minuta më parë