10:13, 21 Korrik 2019

Ukrainasit kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, të cilat mund të konsolidojnë fuqinë e presidentit të ri Volodimir Zelenskiy dhe t’ia dorëzojnë politikanit rishtar një mandat më të fortë.

Një komedian pa përvojë paraprake politike, Zelenskiy shkaktoi një tërmet politik duke fituar një lumë votash në zjgedhejt presidenciale në prill.

Ai e paraqiti veten si një njeri i jashtëm i cili do të trajtojë korrupsionin dhe do të rrisë standardet e jetesës në një nga vendet më të varfra të Europës.

Partia e tij, Shërbëtori i Popullit, që u emërua pas komedisë televizive ku ai ka luajti rolin e një presidenti fiktiv, ka udhëhequr vazhdimisht sondazhet e opinionit për këtë votim.

Aktualisht, udhëheqësi 41 vjeçar ndan pushtetin me një kabinet dhe ligjvënës të cilët janë kryesisht besnikë ndaj paraardhësit të tij.

Konkurs Pune

Lexo më shumë