Ukrainasit rrëzojnë më shumë se një duzinë drone ruse mbi Kiev NULL NULL 28.03.2023 09:05 28.03.2023 09:05 avionet ruse Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 14 nga 15 dronët Shahed të lëshuar nga Rusia në hapësirën ajrore të Kievit gjatë natës së të hënës, tha të martën Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Administrata ushtarake rajonale e Kievit po ashtu tha në një postim në Telegram se rënia e mbeturinave nga incidenti i vuri flakën një ndërtese. “Si rezultat i rënies së mbeturinave të UAV-ve në lagjen Sviatoshynskyi, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-rezidenciale. Zjarri është shuar. Nuk pati viktima”, tha Shefi i administratës ushtarake, Serhii Popko. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025