Ukraina thotë se sportistët nuk lejohen të garojnë kundër rusëve në kualifikimet e Parisit NULL NULL 31.03.2023 09:56 31.03.2023 09:56 Atletët ukrainas nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike të Parisit 2024 nëse duhet të konkurrojnë kundër rusëve, tha ministri i qeverisë Oleh Nemchinov. Reuters raporton se Nemchinov tha se vendimi i qeverisë u miratua pas një propozimi të ministrit të sportit Vadym Huttsait dhe se federatat kombëtare që injorojnë vendimin mund të sanksionohen. Huttsait është gjithashtu president i Komitetit Olimpik të Ukrainës, transmeton Klankosova.tv. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lëshoi rekomandime të martën për kthimin gradual në garat ndërkombëtare për atletët rusë dhe bjellorusë si neutralë. Të mërkurën, kreu i IOC, Thomas Bach, i përshkroi kundërshtimet e qeverisë së Ukrainës për kthimin e atletëve rusë si “të mjerueshme”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.