Ukraina thotë se nuk do ta godasë territorin rus me raketa të reja NULL NULL 05.02.2023 15:00 05.02.2023 15:00 Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze më të gjatë të premtuar nga Shtetet e Bashkuara për të goditur territorin rus dhe do të synojë vetëm njësitë ruse në territorin e pushtuar ukrainas. Kështu tha të dielën ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Oleksii Reznikov. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës ishte përfshirë në një paketë ndihme ushtarake prej 2.175 miliardë dollarësh për të ndihmuar Kievin të luftojë forcat ruse, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv