Ukraina thotë se i shkatërroi nëntë avionë luftarakë rusë në Krime, Rusia e mohon NULL NULL 10.08.2022 15:20 10.08.2022 15:20 Forca ajrore ukrainase tha të mërkurën se nëntë avionë rusë ishin shkatërruar në shpërthime të mëdha në një bazë ajrore ushtarake në Krime. Sky News-it i është thënë nga një zyrtar i lartë ukrainas se Forcat Speciale të Ukrainës kanë kryer operacionin në bazë. Një person u vra në një seri shpërthimesh pranë vendpushimeve bregdetare në gadishullin e aneksuar, rreth 200 kilometra brenda territorit të kontrolluar nga Rusia, përcjell Klankosova.tv Rusia ka mohuar se ndonjë avion është dëmtuar në shpërthimet e së martës, ose se ka ndodhur ndonjë sulm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.