Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina thotë se dronë të ndërtuar në Kinë u përdorën në sulmin rus ndaj Kievit

NULL NULL
04.07.2025 18:52

Ukraina thotë se mbetjet nga dronët e rënë nga sulmi i Rusisë gjatë natës në Kiev tregojnë se disa prej tyre janë ndërtuar në Kinë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, thotë se nuk ka “metaforë më të mirë” për mënyrën se si Rusia vazhdon të zgjerojë luftën e saj sesa duke përdorur armë iraniane dhe prodhues kinezë për të goditur objektivat ukrainase.

Ironia, shton Sybiha, është se ndërtesa e konsullatës kineze në Odesa ishte një nga vendet që pësoi dëme gjatë sulmeve të fundit ruse, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.