Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina pretendon se për 24 orë janë vrarë 561 dhe janë kapur 11 ushtarë rusë

NULL NULL
28.02.2024 16:40
Ushtarët ukrainas
Foto nga arkiva. Stërvitja ushtarake e ushtarëve ukrainas në rajonin e Donetskut

11 ushtarë rusë janë kapur dhe 561 janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë një komandant ukrainas.

Në një përditësim në Telegram, gjenerali Oleksandr Tarnavsky, komandanti i Grupit Operacional dhe Strategjik të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se trupat ukrainase po “e mbajnë fort” vijën mbrojtëse, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Humbjet totale të rusëve në fuqi punëtore arritën në 561 njerëz”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu tha se shtatë tanke, nëntë armë kundërajrore, dy sisteme artilerie, një mjet kundërajror dhe 19 makina u shkatërruan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.