Ukraina kthehet në frontin e kualifikimit pas fitores ndaj Sllovakisë – ia komplikon edhe më shumë punën Shqipërisë NULL NULL 21.06.2024 17:05 21.06.2024 17:05 Festa e lojtarëve të Ukrainës në golin e dytë ndaj Sllovakisë Ukraina e ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 1-2 në xhiron e dytë të grupit E. Pjesa e parë u takoi sllovakëve, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 17-të me anë të Schranz. Ndërsa në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 54-të me anë të Shaparenkos. Kurse goli i fitores erdhi tek në minutën e 80-të për ukrainasit, ku Yaremchuk shënoi për rezultatin përfundimtar. Aktualisht në grupin E, nga tri pikë i kanë Rumania, Ukraina dhe Sllovakia, ndërsa Belgjika është e fundit me zero pikë, e që do ta zhvillojë ndeshjen e dytë sonte kundër Rumanisë. Pas fitores së Ukrainës, Shqipërisë i është komplikuar edhe më shumë situata për t’u kualifikuar, qoftë edhe për nga vendi i tretë. Aktualisht në renditjen e katër vendeve të treta më të mira, Shqipëria e zë pozitën e tretë me vetëm një pikë. Në tabelën e katër vendeve të treta më të mira, pozitën e parë e ka Sllovakia me tri pikë, të dytën Sllovenia me dy, Shqipëria të tretën me një dhe Skocia të katërtin me një. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.