Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina kthehet në frontin e kualifikimit pas fitores ndaj Sllovakisë – ia komplikon edhe më shumë punën Shqipërisë

NULL NULL
21.06.2024 17:05
Festa e lojtarëve të Ukrainës në golin e dytë ndaj Sllovakisë
Festa e lojtarëve të Ukrainës në golin e dytë ndaj Sllovakisë

Ukraina e ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 1-2 në xhiron e dytë të grupit E.

Pjesa e parë u takoi sllovakëve, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 17-të me anë të Schranz.

Ndërsa në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 54-të me anë të Shaparenkos.

Kurse goli i fitores erdhi tek në minutën e 80-të për ukrainasit, ku Yaremchuk shënoi për rezultatin përfundimtar.

Aktualisht në grupin E, nga tri pikë i kanë Rumania, Ukraina dhe Sllovakia, ndërsa Belgjika është e fundit me zero pikë, e që do ta zhvillojë ndeshjen e dytë sonte kundër Rumanisë.

Pas fitores së Ukrainës, Shqipërisë i është komplikuar edhe më shumë situata për t’u kualifikuar, qoftë edhe për nga vendi i tretë.

Aktualisht në renditjen e katër vendeve të treta më të mira, Shqipëria e zë pozitën e tretë me vetëm një pikë.

Në tabelën e katër vendeve të treta më të mira, pozitën e parë e ka Sllovakia me tri pikë, të dytën Sllovenia me dy, Shqipëria të tretën me një dhe Skocia të katërtin me një.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.