Lajmet e fundit
Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli, ka vlerësuar se Ukraina po përballet me një situatë gjithnjë e më të rënduar pas viteve të luftës me Rusinë.
Bilalli deklaroi në emisionin “Kosova Today”, se Ukraina është e lodhur nga luftimet dhe sulmet e vazhdueshme ruse, ndërsa presioni mbi vendin po rritet.
“Momentalisht kemi në terren një strategji, e cila realisht... goditjet e gjashtë ditëve të fundit kanë qenë më të mëdhatë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, që po hyjmë në vitin e pestë. Dhe kjo tregon realisht një taktikë, e cila është e lodhur. Është e lodhur Ukraina”, tha Bilalli.