Ukraina arreston 400 bashkëpunëtorë të dyshuar rusë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina arreston 400 bashkëpunëtorë të dyshuar rusë

NULL NULL
09/08/2022

Disa qindra njerëz u arrestuan në rajonin Mykolaiv të Ukrainës jugore, të dyshuar për bashkëpunim me forcat ruse.

Kështu bëri të ditur Dmytro Marchenko, Gjeneral Major i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“U gjetën prova mbështetëse që vërtetonin se çdo i arrestuar u dha informacion të vlefshëm”, u shpreh ai.

Arrestimet u kryen nga ora 23:00 të 5 gushtit deri në orën 5 të mëngjesit të 8 gushtit.