Uka: Latifi nuk ka pasur mbështetje nga partia dhe vetë pushteti (VIDEO) NULL NULL 06.10.2022 23:51 06.10.2022 23:51 Gazetarja e Klan Kosova në sektorin e Shëndetësisë, Arbreshë Uka, ka thënë se nuk ka pasur kurrë më shumë se tani dallime politike dhe deklarata kontradiktore mes zinxhirit hierarkik shëndetësor sesa tani. “Kjo qeverisje, në sektorin e shëndetësisë, i cili është kaq jetik dhe i rëndësishëm, nuk ka pasur kurrë më shumë dallime politike dhe diferenca të linjave brenda një pushteti, sepse Vetëvendosja udhëheq në një koalicion me Listën Guxo. Pra nuk ka pasur kurrë më shumë, mund të themi, edhe deklarata kontradiktore mes zinxhirit komplet të hierarkisë shëndetësore”, tha Uka në Edicionin Special të Klan Kosova. “Ministri në këtë radhë nuk ka qenë partiak. Nuk ka qenë një figurë që është rritur politikisht në Vetëvendosje, siç është rritur Arben Vitia”. “Unë konsideroj se nuk ka pasur mbështetje nga partia dhe vetë pushteti”, shtoi Uka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë