Uka i VV-së: Mbrëmë ishte seanca ime e fundit dhe fundi i rrugëtimit politik NULL NULL 06.12.2024 17:20 06.12.2024 17:20 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë të ditur se mbrëmë ishte seanca e tij fundit në Kuvendin e Kosovës dhe fundi i karrierës së tij politike. Uka u shpreh mirënjohës teksa i falënderoi të gjithë ata që e mbështeten dhe e përkrahen gjatë rrugëtimit të tij, të cilin e quajti të vështirë dhe plot befasi. “Njëherësh, ju kërkoj ndjesë për çdo rast kur nuk kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht, ashtu siç e keni merituar ju dhe mbështetja juaj”. “Po ndahem nga politika, po ua liroj këtë rrugë dhe do të vazhdoj me pasionin tim të kahershëm dhe të përhershëm, psikologjinë, si dhe me obligimin më kuptimplotë, që është mësimdhënia”, shkroi Uka, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se përgjigjet më të mira i marrin pyetjet që nuk shtrohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku në Istog: Kënaqësi me qenë në shtëpinë tonë politike në Istogun e Ibrahim Rugovës 18 orë më parë