Ujku hyn në banjon e një shtëpie në Deçan (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 28.11.2020 20:41 nga Qendresa Sinani 28.11.2020 20:41 Një ujk në Strellc të Deçanit gjeti strehë në shtëpinë e një familjeje, për pak orë. Madje, bisha hyri nga dera e shtëpisë e më pas u ngjit edhe shkallëve. Pa e parë e pa e dëgjuar askush, ai gjeti rehatinë në vaskën e banjos. Banorët e shtëpisë i treguan Klan Kosovës se të frikësuar dolën jashtë, ndërkohë që e thirrën Hysni Rexhajn për t’i ndihmuar. Personi i njohur me nofkën “Mbreti Gjk” arriti ta largojë ujkun nga aty për pak kohë. “Unë e di si i tërheqin ata në Evropë, me ndonjë pushkë ose ndonjë vaksinë, ndërsa unë i largoj shumë lehtë dhe në mënyrë natyrale”, tha njeriu që bashkëjeton me kafshët. Ujku u mbajt katër ditë në kopshtin “Ujku” bashkë me pesë ujqit e tjerë që Rexhaj posedon, e më pas u lëshua në bjeshkët e Vokshit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë