Ujkani reagon pas rezultateve jo të mira të Kosovës: Së bashku jemi më të fortë

Ujkani reagon pas rezultateve jo të mira të Kosovës: Së bashku jemi më të fortë

NULL NULL
2 muaj më parë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij, pas dy rezultateve jo të mira të Dardanëve gjatë këtij muaji.

“Nuk ishte rezultati që donim. Të jemi gjithmonë bashkë për vendin tonë. Së bashku jemi më të fortë”, shkruan ai.

Kosova, ndeshjen e radhës do të luajë përsëri në kuadër të Ligës së Kombeve me datë 8 tetor, por kësaj radhe në kuadër të Play Off-it e ku në gjysmë finale takohet kundër  Maqedonisë së Veriut, për një vend që siguron finalen e kësaj gare, e që shihet si rruga më e lehtë për të kap një vend që dërgon në  Kampionatin Evropianë të futbollit që zhvillohet në qershorin e vitit të ardhshëm.

Nuk ishte rezultati që donim!Të jemi gjithmonë bashkë për vendin tonë.. së bashku jemi më të fortë 💪🏼🇽🇰❤️

Publiée par Samir Ujkani sur Mardi 8 septembre 2020