Ujkani: Qëllimi ynë është të besojmë te kualifikimi NULL NULL 20.03.2023 20:03 20.03.2023 20:03 Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fund muaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024. Për këto dy ndeshje ka folur portieri Samir Ujkani, i cili është shprehur se besojnë të kualifikimi në Kampionatin Evropian, teksa ka shtuar se grupi do të jetë i vështirë, transmeton Klankosova.tv. “Kemi filluar të përgatitemi për dy ndeshjet e para. Është shumë e rëndësishme të fillojmë mirë, sepse qëllimi ynë është të besojmë te kualifikimi edhe pse e dimë se është shumë e vështirë, pasi grupi është shumë i rrezikshëm. Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por çdo lojë për neve është finale dhe sigurisht se në ndeshjet në shtëpi me tifozët tanë do të jemi edhe më të fortë”, ka deklaruar Ujkani për faqen zyrtare të FFK-së. “Besoj se mund të arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar. Sikur Izraeli edhe Rumania, por edhe të gjitha ekipet tjera janë kandidatë për t’u kualifikuar dhe për këtë arsye them se është grup shumë i rrezikshëm. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin dhe grupi duhet të jetë në 100 përqindshin e tij në mënyrë që të kemi gjasa për kualifikim. Me forcat tona, bashkë me tifozët tanë të cilët do të na shtyjnë përpara mendoj se ka ardhur koha që duhet të besojmë në kualifikim”. Kombëtarja e Kosovës të martën po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali, e zhvillon seancën e radhës stërvitore, në orën 10:30.
Futboll Një “Perandor” i ri ka lindur në botën e futbollit, ai është djali i Adrianos nga Emanuell SYLA 17/04/2023