Uji shkaktar i pësimit të golit (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uji shkaktar i pësimit të golit (VIDEO)

NULL NULL
26/05/2015
Në Super Ligën e Kinës. skuadra Liaoning barazoi rezultatin pasi portieri kundërshtar la portën për të pirë ujë.

Liaoning barazoi rezlutatin në 1-1, ndaj Chongqing Lifan, në Super Ligën Kineze, pasi portieri Sui Weijie la portën të zbrazët për të pirë ujë. Wiejie u gjobit nga klubit pas këtij rasti.

Sui u largua nga porta kur kundërshtarët kishin fituar gjuajtje të lirë dhe ishin gati ta ekzekutonin, ndërsa bashkëlojtarët e tij po formonin ‘murin e gjallë’.

Kështu Ding futi topin në rrjetë, i papenguar, përderisa Sui ende nuk e dinte që ishte dhënë shënja për rifillim të ndeshjes.

Media lokale, Xinhua raportoi që ai ishte gjobitur 50.000 jenë, ose 7.400 euro, si edhe do të suspendohet për këtë mungesë vëmendjeje.

https://www.youtube.com/watch?v=BxovQhHtZec