Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uji me limon pije e shëndetshme

NULL NULL
10.05.2015 09:52
Shumë njerëzve u pëlqen shija e thartë e limonit në ushqimet e tyre. Por a keni menduar ndonjëherë se ju mund të përdorni këtë lëng limoni në një mënyrë më të mirë se kjo?

Konsumimi i lëngut të limonit dhe ujit në jetën e përditshme, ju sjell përfitme të mëdha.

Limoni nuk kushton shumë, është i përballueshëm nga të gjithë dhe shumë i njohur për përdorimin e tij në kuzhinë dhe mjekësi.

Lëngu i limonit ka 5% acid citrik që i jep shijen e thartë atij. Limoni është një burim i pasur i vitaminës C, përmbanë gjithashtu vitaminën B, riboflavin dhe minerale, si kalciumi, fosfori, magnezei dhe gjithashtu protein dhe karbohidrate.

Uji me limon është një pije e shëndetshme, veçanërisht nëse merret në mëngjes.

Konsumimi ditor i ujit me limon ka dobi të mëdha shëndetsore pasi është i mirë stomakun, lëkurën, dhëmbet, kuron infeksionet e fytit, ndihmon rënien nga pesha, kontrollon presionin e gjakut, përmirëson frymëmarrjen, ul temperaturën, pastron gjakun dhe është i mirë për trajtimin e reumatizmit.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.