Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Uji futet në shkollë, policia evakuon nxënësit në Durrës

NULL NULL
19.03.2018 18:21

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Durrësit duke përmbytur shumë lagje dhe shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve si dhe në qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa në Porto Romano, policia ka evakuuar nxënësit e shkollës “Met Hasa” pasi uji është futur edhe në ambientet e brendshme.

Sipas “ABC News” situata më problematike është konstatuar në rrotullimin tek Stacioni i Trenit, lagja “4”, rruga pranë stadiumit, shëtitorja “Taulantia”, stadiumi si dhe në shëtitoren e Durrësit. Niveli i ujit arrinte deri në 40 centimetra, duke depërtuar mbi trotuare.

Prezencë të ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Këneta, Spitallë dhe në zonën e plazhit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.