Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kërkon nga qytetarët menaxhim në ujin e pijshëm NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Me hyrjen në sezonin e verës menjëherë fillon edhe rritja e kërkesës për ujë të pijshëm. Ndonëse niveli i ujit në liqenet akumulues të Batllavës dhe Badocit është i kënaqshëm, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, po kërkon nga konsumatorët e saj të kenë kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm, raporton Klankosova.tv. Në njoftimin e tyre thuhet se qytetarët duhet të kenë kujdes në përdorimin e ujit dhe të raportojnë me kohë çdo keqpërdorim që vërejnë. Furnizimi me ujë të pijshëm nga Ujësjellësit “Prishtina” tani për tani është stabil dhe ka ujë 24 orë pa ndërprerë. “Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit: – – Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj, – Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat, – Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet, – Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm, – Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët e fytyrën, – Mos ujisni lulet, kopshtet dhe arat, – Paguani rregullisht ujin që konsumoni, – Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit”.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022