Ujësjellësi “Prishtina”: Furnizimi me ujë vazhdon të jetë stabil NULL NULL 28.03.2020 18:01 28.03.2020 18:01 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se furnizimi me ujë në vend është duke vazhduar të jetë stabil, transmeton Klan Kosova. Sipas njoftimit të KRUP pos kësaj është duke vazhduar edhe monitorimi i punës nga drejtorët e bordit dhe zyrtarët e lartë të KRU” Prishtina”. “Kryesuesi i bordit Betim Berisha, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi, sekretari Salih Gjonbalaj, zyrtari i lartë financiar Sokol Duraku sot kanë vizituar punëtorët në fabrikat e trajtimit të ujit, Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor, liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, stacionet e pompimit dhe rezervuarët”. “Furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil derisa nga konsumatorët kërkohet të bëjnë pagesa për shërbimet. Ne kujdesemi sot për ju. Ju mund të ndihmoni në kursimin e ujit dhe pagesa të rregullta për shërbimet!”, thuhet në këtë njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë