Ujësjellësi “Mitrovica”: Është ndërprerë furnizimi me ujë, shkak shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit NULL NULL 29.11.2024 21:21 29.11.2024 21:21 Objekti i Kompanise Rajonale te Ujesjellesit "Mitrovica". Foto: Faceboo, KRUM Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, për shkak të dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit. Në një njoftim në Facebook, KRUM shton se nga ky kanal furnizohen me ujë të pa përpunuar. “Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim. Kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Për Klankosova.tv këtë e bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku në Obiliq: Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim 14 minuta më parë
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 1 orë më parë