Ujdi për dy pika të reja kufitare me Serbinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ujdi për dy pika të reja kufitare me Serbinë

NULL NULL
22/05/2015
Është arritur marrëveshje për dy pika ta reja kufitare. Një tek vendi i njohur si Kapi e Sfircës, që gjendet në mes të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës dhe një pikëkalim kufitar që gjendet mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit.

Është arritur marrëveshje për hapjen e dy pikëkalimeve të reja kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Këto pikëkalime kufitar do të jenë tek vendi i njohur si Kapi e Sfircës, pikë kjo që u shqyrtua me kërkesën e palës kosovare, e që gjendet në mes të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës, si dhe një pikëkalim kufitar që gjendet mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit, thuhet në komunikatën dërguar për media nga zyra e Kryeministrit për komunikim me publikun.

“Hapja e pikëkalimit te Kapia e Sfricës do të lehtësojë maksimalisht lëvizjen e lirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe sidomos të atyre nga Medvegja, sepse do të shkurtohet udhëtimi për rreth 100 km”, ka thënë Ministrja Edita Tahiri.

Ministrja për Dialogun,  Edita Tahiri dhe delegacioni i Republikës së Kosovës dje mori pjesë në takimin e radhës për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) dhe lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në takim është rënë dakord për planin për ndërtimin e gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare të modelit IBM në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që do të realizohen dhe financohen nga Komisioni Evropian, transmeton Klan Kosova.

Buxheti i ndarë për ndërtimin e objekteve të përhershme të IBM-së nga fondet e IPA-s për të  dy shtetet, është mbi 21 milionë euro.

Po ashtu u arrit pajtimi për vendosjen edhe të autoriteteve doganore në pikë kalimin kufitar Mutivodë, sipas kërkesës së banorëve shqiptarë të komunës së Medvegjes, transmeton Klan Kosova.

Pos këtyre çështjeve, në Bruksel është diskutuar edhe për problematika të tjera mes dy vendeve. Kryesisht ato të lëvizjes.