Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ugljanin kërkon të drejta për boshnjakët në Serbi sipas modelit që kërkohet për serbët në Kosovë

NULL NULL
07.02.2023 19:17
Beograd, 23.07.2018. - Predsednik Bosnjackog nacionalnog veca (BNV) Sulejman Ugljanin izjavio je danas u Novom Pazaru da predsednik Srbije Aleksandar Vucic nije bosnjacki predsednik, a da Ana Brnabic i clanovi Vlade Srbije nisu bosnjacka premijerka i ministri.*Arhivska fotografija* Uz vest Bete. (BETAPHOTO/MILOS MISKOV/MO)

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA) në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i ka dërguar sot një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe zyrtarëve të BE-së dhe ShBA-së, në të cilën kërkon që në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, boshnjakëve në Serbi t’u garantohen “të drejta të barabarta sipas modelit që kërkohet për serbët në Kosovë”.

Ugljanin ka thënë në letër se si përfaqësues i boshnjakëve nuk është i kënaqur me pozitën dhe trajtimin e tyre në Serbi, njofton SDA Sanxhak, transmeton Klan Kosova.

Ai vlerësoi se pasojat me të cilat mund të përballet Serbia për shkak të refuzimit të të ashtuquajturit propozim gjermano-francez për Kosovën do të ishin “të mëdha për boshnjakët” dhe do të çonin në “pasiguri dhe destabilitet”.

Përveç Vuçiqit, letrën ia ka drejtuar edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.