18:00, 11 Janar 2019

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë për vitin 2018 të votuar nga tifozë në mbarë botën.

Formacioni vitit dominohet nga Real Madridi me 4 lojtarë, më pas vijnë Chelsea e Barcelona me nga dy lojtarë, teksa Juventusi, Liverpooli e PSG-ja kanë nga një lojtarë, shkruan uefa përcjellë Klan Kosova.

Befasisht, në 11-she nuk janë Mohamed Salah, Neymar e Harry Kane.

Në portë Ter Stegen është para Keylor Navas, që fitoi Champions Leaguen e Thibaut Courtois, që u zgjodh më i miri në Botërorin “Rusia 2018”.

Faza defensive përbëhet me tre qendërmbrojtës, pa mbrojtës të djathtë e me mbrojtës të majtë, teksa në mesfushë është hedhur Eden Hazard, edhe pse roli i tij është në sulm në krahun e majtë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë