17:53, 16 Maj 2019

Shtëpia Evropiane e Futbollit ka konfirmuar se hetimet e saj tregojnë se City ka thyer rregullat e saj financiare.
Në një deklaratë të shkurtë UEFA ka shpjeguar se “Shefi hetimor i Klubit të Trupës së Kontrollit Financiar (CFCB), pas konsultimit me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetimore të CFCB-së, ka vendosur që pas përfundimit të hetimit të tij ta dërgojë sot Cityn në dhomën e gjykatës së CFCB-së”.

Tutje në njoftim thuhet se është hapur hetim ndaj Cityt më shtatë mars 2019.

Në këtë vendim komisioni hetimor nuk do të bëjë asnjë koment, sepse vendimi final do të bëhet publik pas disa javësh.

Manchester City i është kundërpërgjigjur UEFA-s rreth hetimeve që ajo po bën ndaj saj për thyerjen e rregullave financiare,.BBC Sport gjatë kësaj jave ka raportuar se UEFA ka hapur hetime ndaj Cityt, e mund ta suspendojë nga Liga e Kampionëve për një sezon nëse gjen se ka thyerje të “fair-playt financiar”.

City thotë se “është i zhgënjyer, por fatkeqësisht jo i befasuar” – derisa thekson se “akuzat për parregullsi financiare mbeten plotësisht false”.Klubi nga Mançesteri reagoi edhe dje duke i mohuar këto akuza si të pavërteta, duke vendosur të mos komentojë më shumë.

Kurse, sot kampioni i Premierligës ka dalur me deklaratë ku tutje thuhet se në procesin që udhëhiqet nga Yves Leterme, ka gabime dhe keqinterpretime dhe se i gjithë ky proces nga klubi shihet si i pakëanqshëm dhe armiqësor.

Konkurs Pune

Lexo më shumë