UEFA kujton golin e Muriqit në përballjen kundër Çekisë (VIDEO)

UEFA kujton golin e Muriqit në përballjen kundër Çekisë (VIDEO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Aksioni i bukur i nisur nga Bersant Celina, i vazhduar nga Elbasan Rashani, që në fund përfundoi me finalizim nga Vedat Muriqi, ka qene goli motivues i ditës së sotme nga faqja e UEFA-s në Twitter.

“Motivimi i së mërkurës”, shkruan UEFA, njofton Klan Kosova.

Ky gol i sulmuesit të ri të Lazios ishte shënuar vitin e shkuar në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, kundër Çekisë.

Goli i Muriqit ishte i barazimit 1:1, ndërsa Kosova këtë duel e kishte fituar me shifrat, 2:1, pasi në pjesën e dytë kishte realizuar edhe Mërgim Vojvoda.